Publikuar me: 28. 04. 2025
Nuk kisha qenë kurrë në Shqipëri deri ne moshen 17 vjeçe.
Kur zbrita në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë,
ndihesha totalisht e mpirë dhe nuk kuptoja se ku isha.
U bashkova direkt me skuadrën.
Në stërviitje më mungonte koha të orientohesha, apo të njihja vendin.
Gjuha ime shkodranshe nuk më ndihmonte shumë të kuptohesha me koleget.
Gjithsesi ishte gjuha universale që na bashkoi në fillim, gjuha e sportit.
Stervitjen e zhvillonim tek Kavalishenca në Durrës.
Fillimisht mendoja që ishim në hotel. Ndërkohë gjatë gjithë kohes më bëntë përshtypje diçka….
Shikoja vetëm oficerë dhe ushtarë me uniformë rreth e rrotull.
Mendoja me vete: “Pse kaq të rëndësishëm jemi si ekip volejbolli”?
Nuk e kuptoja se ku ishim, por gjithnjë me mendimin se ndodheshim në hotel. Stërvtije, palester, plazh, gjithnjë nën survejimin e oficereve dhe ushtareve.
Më dukej sikur na ruanin 24 ore. Nuk arrita të orientohesha fare vitin e parë, madje shumë vonë e kuptova se cfarë ishte Kavalishenca në Durrës…………
…….E nisa nga ky çast historine time, sepse nga këtu morën përgjigje shumë pyetje të fëmijërisë sime. Nga këtu shumë ëndrra u kristalizuan.
U linda dhe u rrita në Chikago SHBA nga prinder sportiste me karriere të pasur në Shqipëri. Mami quhet Kristina, e cila ishte volejbolliste e Vllaznisë dhe e kombëtares. Babi im Ardiani ishte futbollist. Ata emigruan nga Shqipëria në 1991. Fillimisht në Itali, më pas në SHBA.
"Ne sportistet ikëm të gjithë nga Shkodra. Vështirë të gjeje sportistë në qytet. Sporti ishte art në kohen tonë", më thonte gjithnjë mami.
Bashke me dy vellezerit Angelon dhe Brandon u edukuam me frymen e pasionit dhe dashurisë për sportin që ne hapat e pare.
Por mua mu desh kohë të kuptoja historitë që prindërit më thonin për Shqipërinë. Prinderit na rriten me daahurinë për gjuhen, kulturen e vendit tonë.
Kur isha e vogël, prinderit më regjistruan në patinazh. Më mungonte stabiliteti fizik për të realizuar atë që duhej.
Rreshkisja si varka me vela që priste erën për ta dërguar diku.
Më pas provova të luaj tenis..
Më shikonin me kureshtje.....
Me raketën në dorë përpiqesha ta kaloja topin e vogël jeshil nga ana tjetër e rrjetes… Por nuk e kaloja dot topin.
Heshtje....Të gjithë sytë tek unë. Prisnin goditjen e radhës me shpresën të kaloja topin. Pas disa goditjesh më në fund kaloj topin.
Trajneri u afrua dhe si trofe më dha nië karamele. Ai e perdori këtë motivim sa herë kaloja rrjeten...
Si vajzë e vogel dhe delikate nisa papritur rrugën për të gjetur pasionin në sport.
Përpjekja nuk dha sukses në tenis.
Në Amerikë është kulturë që çdo fëmijë të meret me sport. Përveç kësaj në kishim dhe traditën familjare në sport që na mbështeste në çdo kohë.
U regjustrova dhe në futboll. Më dukej i lehtë, ku nuk duhej shumë përgatitje, thjesht të vrapoja e të godisja topin. Prindërit mendonin se do të dorezohesha që në fillim. Por jo.... Ketu nis historia…
Paralelisht me futbollin, mam më regjistroi ne volejboll. Ajo donte që unë të vazhdoja me sportin që ajo kishte bërë karrierë.
Si rrjedhojë çdo ditë, 20 minutat e rrugës drejt volejbollit i kaloja duke qarë. Kjo situate zgjati pak, derisa erdhi momenti kur mami u dorezua: "Nuk do të shoqëroj më, bëj si të duash. Bëj sportin që do'". U çlirova disi….. . Pas dy vitesh nuk e di se çfarë ndodhi, por papritur kërkova të luaj volejboll. Ndoshta isha rritur dhe gati për këtë l8jë. '"Nese do shkosh duhet të stërvitesh rregullisht dhe të mos shkëputesh më"; më tha mami. Njeriu që u gëzua më shumë në këtë rast ishte babi, i cili në heshtje nuk donte të meresha me futboll.
Krahët delikatë nuk më ndihmonin të shprehja fuqinë edhe në volejboll. Më ndodhte e njejta gjë si në tenis, nuk e kaloja dot topin mbi rrjetë.
Trajnerët më inkurajonin, thonin se kam cilësitë e duhura për këtë sport. Atletizmi ishte cilesia bazë e imja. Vrapoja dhe doja gjithnje të dilja e para në gara edhe në lagje dhe sidomos ndaj vëllait të madh, i cili u angazhua në futboll. Ndërsa vellai i vogël me volejboll, shume i talentuar, sot grumbulluar nga kombetarja shqiptare.
Sindi, zgjohu..."ishte ora gjashtë e mëngjesit.
Sindi zgjohu se të ka ardhur një letër", ishte zëri i mamit dhe babit.
Hapa sytë me vështirësi ngaqë nuk isha mësuar të zgjohesha aq herët. Më dukej sikur isha në ëndërr. Shikoj babin dhe mamin me një letër në dorë. "Po kjo cfarë është tani?
"Lexoje lexoje se eshtë për ty"…
Më kishin bërë ftesë në universitet me ekipin e volejbollit.
Ishte lajm fantastik, aq më teper që ishte dhe në gjashtë të mëngjesit dhe kjo e bëntë edhe më të bukur.
Roli im ishte pasuese në volejboll,. Aspekti atletik ishte kriteri bazë që më që më jepte cilësi.
U rrita profesionalisht me ekipin Duke Blue Devils ku u ktheva në një nga lojtaret stabël të formacionit dhe pasuese e dalluar e ekipit.
Më pas u bëra pjesë e ekipit më të mirë në amerikë në volejboll USC Trojans, më të cilin arrita pesë tituj kampionë.
Ne vitin e fundit në Gjimnazit vëmëndjen e kisha tek hedhja e kapeleve. Tradita amerikane më kishte përfshirë tek momenti që zgjaste pak sekonda, por për të cilin përgatitjet zgjasnin prej kohësh.
Shikoja filmat me hedhje kapelesh dhe thoja me vete, ja kjo do më ndodhë edhe mua. Isha totalisht e fokusuar.
Një ditë në dhomë më futet mami, lajmëtarja e suprizave.
“Sindi, dicka e mrekullueshme ka ardhur nga Shqipëria', e pashë me çudi, nuk po kuptoja çfarë po thonte. Mendjen e kisha tek kapelja.
'Mami mos më shpërqëndro, po mendoj për hedhjen e kapelle”, i thashë. Ajo vazhdoi: “ Të ka ftuar kombëtarja e Shqipërisë në volejboll”. Nuk e kuptoja fare rëndësinë, aq më tepër që në Shqipëri nuk kisha qenë kurrë. Ishte sikur të prezantohesha me diçka që vetëm e ke dëgjuar, por që nuk ke asnjë mendim për faktin se nuk e ke prekur asnjëherë si realitt. “Po mirë, thuaji se do shkoj vitin tjetër se këtë vit jam e zënë me hedhjen e kapeleve”, i thash.....më pa me habi. “Nuk është me zgjedhje kjo punë kur do ti të luash. Ftesa është për këtë sezon që grumbullohet kombetarja shqiptare.
Flisnim shqip gjatë gjithë kohës në shtëpi dhe kishte ardhur momenti që të prezantohesha me vendlindjen e prindërve të mi
Më priten shume mire qe ne fillim. Kapitene ishte Arjola Prenga. Te gjitha vajzat ishin mikripritese dhe ma bene me te lehte pershtatjen. Kur vesha fanelën kuqezi dhe dëgjova në sfond himnin kombëtar ishte ndjesi e pashpjegueshme, shumë e fortë. Me sa duket ishin efektet e gjakut ne venat e mia.
Me kombetaren luajta tri herë në Ligën Europuane ku rezultati më i mirë ishte në vitin 2018 ku arritëm në vendin e tretë.
Në kombëtare u bashkova dhe me mamin, e cila drejtoi ekipin si trajnere. Krahas volejbollit tërhiqesha shumë nga fusha e modelingut, showt, moderimit etj. Por koha në dispozicion nuk ma krijonte këtë mundësi.
Volejbolli më krijoi kontaktin e parë për të bërë një set fotografik. Duke nisur kështu kontaktet me pasionet e tjera. Gradualisht njohjet pasuan njëra-tjetren në Shqipëri dhe si pasojë njoha më mirë vendin e prindërve të mi. Gradulisht mu shfaq para syve e gjithë jeta e femijërisë ku isha rritur me daahurinë e prindërve për Shqipërinë. Këtu ndjeva lidhjet e gjakut.
Më pas erdhi dhe fitimi i kurores Mis Universi, që më prezantoi edhe më shumë përballë të qenurit shqiptare dhe hodhi themelet e një ure të fortë lidhëse me vendin. Kur kthehesha në Amerikë, kurora ime ishte si trofeu i veçantë në duart e mia jo vetëm në aspektin natyral por dhe atë shpirtëror.
Angazhimi me volejbollin në Amerikë ishtë në nivele të larta deri sa klubi u reformua. Trajneri më i mirë amerikan që më drejtoi për pesë vite, u largua dhe në vend të tij erdhi një trajner tjetër. Këtu nisi problemi i madh. Mungesa e komunukimit dhe arroganca e tij e dërguan ekipin në pikë kritike. Fryma që u krijua ishte demotivuese.
Demoralizimi që ai përcillte me mungesën e komunikimit dhe sjellen ishte e jo e denjë. Kjo situatë ma zbehu dëshirën për volekbollin. Isha vërtet e mërzitur nga kjo situatë. 21 vjeçe dhe mendoja seriozisht të largohesha nga sporti. Shqetesimin e ndaja shpesh me prindërit, ndërkohë që nga ana tjetër ekspozimi i pasioneve të tjera më shtynë edhe më shumë për të marrë një vendim të tillë. Por vetes nuk ia mbylla derën. Mami im e rinisi volejbollin në moshën 37 vjeçe. Kështu me këtë mendim duke e lënë derën gjysmë hapur u largova nga volejbolli.Gjatë verës më kontaktojnë dhe më kërkojnë të prezantohem për një projekt. Mendova se ishte një spot. Nuk kisha shumë dëshirë për të bërë një gjë të tillë. Më vonë më kontaktojnë serish. Ishte një projekt ku më donin si moderatore të ndeshjeve të Serisë A. Pasi e kuptova rolin tim, u ndjeva e lumtur sepse do zbuloja nië botë të re, atë të mederimit. Si sportiste mendonin se isha e përshtatshme për këtë rol. Nga stadiumet italiane mora shumë duartrokitje dhe ngrohtësi nga tifozët, që më bënë të ndihesha shumë mirë.
Bukuria është e tillë kur e shpreh edhe me botën e bredshme. Këtë jam munduar gjithnjë të prezantoj si Sindi. Në Shqipëri gjeta dhe dashurinë e jetës, kësaj radhe jo nga volejbolli.
Me Genarin u njoha në Durrës. “Do doja shumë të shikoja duke luajtur volejboll', më thotë gjithnjë njeriu i dashurisë. Natyra ime sportive, gjeti të njëjtën natyrë tek Genari.
Jemi shpërngulur perkohesisht në Kaliformi, por kur jemi atje mezi presim të kthehemi në Shqipëri. Gjithashtu do jem prane volejbollit duke menaxhuar ekipin e volejbollit Forza 1. I them gjithnjë vetes që nëmund ti rikthehesh stërvitjes dhe në çdo kohë mund të jesh aty duke pasuar për pikën e fundit.
Erdha 17 vjeçe për herë të parë në Shqipëri fale volejbollit, por pa e kuptuar, këtu gjeta vetveten në lidhje me sportin, pasionet, dashurinë. Këtu kuptova se çfare isha dhe çfarë doja. E gjitha kjo falë rrënjëve të mia dhe pasionit volejboll.
Sot e kuptoj qartë pse prindërit gjithnjë krijonin mundësinëpër të folur vetëm shqip në shtëpi.
Sot e kuptoj dhe i jap të drejtë mamit që donte shumë që të isha një volejbolliste.
Sporti ishte misioni i tyre i jetës, dhe si rrjedhojë dhe i fëmijëve, dy vellezerve dhe mua.
Volejbolli është më shumë se pasion, është ura që më bëri të lidhem me bregun ku gjeta vetveten dhe dashuritë e mëdha....
Faleminderit !
Nga
Cindy Marina
Ekskluzive vetëm nga www.talentisportiv.com
Kujdes!
Kopjimi dhe publikimi i detajeve të artikullit
si informacion, është rreptësisht i ndaluar!