Publikuar më: 26.09.2022
Nuk e di pse, por kam gjithnjë dëshirë ta godas topin fort drejt armikut tim, portës. Nuk e di nga më vjen kjo egërsi për të goditur më të gjithë fuqinë. Por një gjë është e sigurt, që kjo egërsi e mbrendhsme nuk lindi tani që jam pjesë e skuadës elitare të kamponatit shqiptar, Partizanit, por lindi që kur isha fëmijë. Në Fushë Krujë ku jetoja, nuk luaja lojëra delikate me shoqet e mia, por gjithmonë ndodhesha midis djemve duke luajtur futboll. "Mos godit aq fort se do na dëmtosh", ishte fjalia që dëgjoja më shpesh nga djemtë e skuadrës kundërshtare. Por nuk ndalesha aspak nga këto kërkesa dhe vazhdoja ritualin nga të gjitha pozicionet. Në një rast, topi i goditur fortë nga unë përfundoi në hundën e kundërshtarit, një moment jo shumë i mirë, sepse pashë pasojën e goditjes së fortë të sferës. Babi im ka luajtur me Kastriotin dhe si futbollist më shtynte gjithnjë ta doja atë sport, sepse ai brenda meje pa që në fillim një talent të fshehur.
Gjitashtu dhe gjyshi ishte i apasionuar me futbollin dhe kështu si mbështetje kisha gjithë familjen. Duke jetuar në një komunitet të vogël, forca e opinionit ishtë e madhe dhe si pasojë i kam ndjerë shpesh belbëzimet. "Po kjo vajzë çfarë bën në mesin e djemve. Nuk e di kjo vajzë që futbolli nuk është lojë për të?". Fjalët dhe shikimet habitëse thjesht më rrisnin më shumë dëshirën për të goditur fort, ndjenjë që kur bashkohej me dëshirën e bënte topin të "tërbohej". Në qytetin ku u rrita nuk kishte mundësi që të ndiqja profesionalisht pasionin, sepse nuk kishte ekip për femra. Një ditë babi më tha që të provoja shansin tim duke u stërvitur me ekipin e futbollit të femrave në Tiranë. Isha 18 vjeçe kur nisa futbollin e vërtetë. Ekipi i Kinostudios më hapi dyert për një provë. Im atë i tha trajnerit që kisha talent dhe se mund të bëja diferencë në grupin që ai stërviste. Prova nuk zgjati shumë, sepse pas seancës së parë, trajneri erdhi dhe më tha: "Ku ke qenë më parë që stë kemi parë si futbolliste. Paske një talent për këtë lojë". Kështu u bëra pjesë e ekipit dhe debutova për herë të parë në futbollin e femrave. Për një vit duhej të udhëtoja nga Fushë Kruja në Tiranë përditë për të ndjekur ëndrrën time. Në autobuz njërëzit intuitivisht gjithnjë më pyesnin se mos isha futbolliste, ndoshta nga çanta dhe veshjet sportive. Në asnjë rast nuk e ndjeva lodhjen e rrugës, sepse për mua ishte hapur një dritare shprese që duhej ta ndiqja. Pa kaluar një vit i plotë, drejtuesit e Partzianit më ofruan të bëhesha pjesë e ekipit të kuq. Një kapërcim i jashtzakonshëm që edhe në ëndrra nuk e kisha imagjinuar. Trajnerët gjithnjë më kanë kërkuar të godas me kokë, kjo jo vetëm për shkak të lartësisë, por edhe mënyrës së godtjes. Gjithsesi, më kokë apo me këmbë, goditjet e forta nuk i shmang dot, sepse përpara meje qëndron gjithnjë një armik, porta. fanella e kuqë më solli pranë edhe fanellën e kombëtares, e cila më ka grumbulluar në fazë përgatitore. Hapat ndoqën njëra tjetrën në kohë të shkurtër. Në Tiranë komuniteti është më i madh dhe futbolli i femrave po zhvillohet, por jo në çdo qytet është kjo qetësi për një futbolliste femër. E them këtë sepse shpesh një futbollistë duhet të mposhte edhe forcën e opinionit, i cili përgjthësisht nuk është ende në anën tonë. Jo të gjitha vajzat mund ta kthejnë në forcë opinionin, siç bëra unë, prandaj e konsidroj veten me fat në këtë drejtim. Futbolli për mua tashmë është kthyer si një gjë e domosdoshme që nuk mund të jetoj dot. Kudo që shkoj, me vete mbaj gjithnjë një top, një sferë, apo një portokall, i cili më jep ndjesinë që nuk gjendem vetëm në rrugën time drejt ëndrrës.Nga Denada Loci
(futbolliste)
Ekskluzive vetëm nga www.talentisportiv.com
Kujdes!
Kopjimi dhe publikimi i detajeve të artikullit
si informacion, është rreptësisht i ndaluar!