Sapo kisha marre lejen speciale për të luajtur në Superligen e Kosoves me 13 Qershorin e Suharekes. Isha 13 vjeçe dhe lojtaret kundershtare ishin me diferenca te medha moshe, sepse në atë kohë në futbollin e femrave nuk ekzistonin ekipet zinxhir. Per shkak të moshës dukesha shumë e imët kundrejt tyre, ku benin pjese dhe lojtare mbi 25 vjeç.
Në ndeshjen e pare, pas një dyluftimi ne krah, kundërshtarja, e cila ishte shumë e madhe në trup, më goditi keq. Ate ditë familja ime ndodhej në stadium. Motra, e cila ështe më e madhe se unë nisi të bërtasë ndaj saj. “Ej numri 10, mos e ngacmo më motrën time”! Pas përfundimit të ndeshjes, motra erdhi e me tha. “E pe që kundërshtarja jote nuk të shtyu më në fushë? I bertita unë”,. Moment që sa herë e kujtojmë na sjell humor. Në fillimet e mia aktivizohesha mesfushore krahu dhe sulmuese.
Në fëmiljëri tendencat ishin gjithmonë lojërat me top dhe me makina. E doja topin. Më pëlqente ta kisha nën kontroll dhe të vrapoja pas tij. Kështu nisi pa e kuptuar pasioni për lojën e futbollit.
Një shoqe u regjistrua ne ekip. Pyeta mamin nëse mund të regjistrohesha dhe unë në një skuadër që të stërvitesha me vajzat. Ajo më tha të pyesja babin. Mezi prita atë ditë që babi të vinte në shtëpi.
Kisha shumë emocione të forta dhe të pashpjegueshme brenda vetes. Hapet dera dhe babi futet në shtëpi. Vrapoj tek ai dhe e pyes me një frymë. “Dua të regjistrohem në futboll…… “
Nëse e ke dëshirë provoje” me tha. Atë ditë isha shumë e lumtur sepse diçka të re do të nisja të nësërmen. Kështu u regjistrova tek ekipi Feranda. Mbaroja shkollën dhe mezi prisja të vinte ora e stervitjes.
Pas tre muajsh kalova tek 13 Qershori i Suharekës ku u rrita si futbolliste në këtë klub. Çdo ditë ushëtoja me autobuz në stërvitje. Luaja me leje speciale në kampionat për shkak te moshës së vogel. Nuk ishte e thene që të luaja mesfushore.
Një ditë kishim probleme në portë. Trajneri më caktoi të mbroj kuadratin. Nuk u ndieva mirë se isha mësuar të luaja në fushë dhe jo në portë. Por që nga ajo ditë nuk dola më nga porta, pozicion që më pëlqeu gradualisht ku ndihesha vërtet e aftë për atë rol.
Në moshën 15 vjeçare Hajvalia e Prishtinës më bëri ftesë për të luajtur me ata. Në kupën e Kampioneve kundër Apolon Limasol u aktivizova 45 minutat e para të karrierës në një kompeticion të tillë. Ishte emocionuese. Me vete kisha imazhet e Bufon dhe Nojer, që për mua janë portierët më të mirë.
Me Hajvalinë luajta një vit dhe më pas kalova tek Mitrovica për pesë sezone. Pa e kuptuar ndihesha e vlerësuar për talentin që kisha. Kështu arrita dhe perfaqësuesen e Kosovës. Deri ketu ndihesha shumë mire dhe mendoja se vetem ky ishte futbolli, pa probleme.
Por jo. Në moshën 19 vjeçare ne një ndesje me përfaqësuesen pësova një dëmtim të rëndë në gju. Ishte shumë e trishtueshme dhe shumë e vështirë. Në atë kohë pashë se cilët ishin mbështetësit e vërtetë. Ato ishin familjarët e mi, të cilët kur më shikonin ashtu të demoralizuar dhe pa shpresë më inkurajonin dhe më qëndronin pranë. U rikuperova dhe u riktheva ngadale në fushë. Por nuk kalon shumë kohë dhe pësova dëmtimin e radhës sërish në gju. Kësaj radhe më klubin e Mitrovicës në finalen e kupës ndaj Hajvalisë. Si rrjedhojë të dy gjunjët më shkaktuar shkëputje ngë futbolli per 1 vit e pak muaj.
Kam përjetuar të gjitha ndjenjat negative që ka njeriu gjatë kësaj kohe, ku shpesh e humbja dhe besimin që do rikthehesha në fushë. Mbështetëse si gjithnjë ishte familja ime. Ne shumë vështiresi arrita të kaloj këto dëmtime dhe të rikthehem gradualisht në formë duke kapur vendin e titullares në klub dhe në kombëtare.Në Kosovë fitova tituj, kupa dhe vendin në perfaqësuese. Me Mitrovicen luajta dy here ndaj kampioneve te Volfsburgut dhe shume ekipeve europiane duke marre fitore historike. Ndërsa ne Kosove ishim ekipi kryesor. Në vitin 2022 dola përherë të parë jashtë Kosovës. Erdha në Shqipëri me Tiranën që drejtohej nga Alpin Gallo.
Qëndroja e tërhequr me shoqet e ekipit. Kjo si pasoje natyrës sime, por edhe mënyrës se si isha rritur në Kosovë. Nuk dilja me shoqet dhe pse ata më inkurajonin të isha më e hapur.
Një sezon më pas Gramshi investoi dhe pjesë e klubit u bëra dhe unë. Rival si gjithnje ishte Vllaznia. Në ndeshjen ndaj tyre, pjesa e parë përfundoi në avantazhin e shkadraneve. Në pjesën e dytë luajtëm lirshëm për tu argëtuar dhe nuk mendonim që do kthenim rezultatin aq më tepër që ata ishin ekip shumë i fortë. Minutat e fundit shënojmë dy here, duke i dhënë Vllaznisë humbjen e parë pas 12 vitesh. Ky ishte një sukses madh, por që në fund nuk na shërbeu për të arritur objektivin.
Deri në këtë moment, e gjithë karriera në Kosovë dhe Shqipëri ka qenë e shoqëruar me presion për rezultatet.
Kryesisht presidentet e klubeve kërkonin gjithnjë me domosdoshmeri rezultatin në fushë. Nese humbje ndeshjen dukej ishte sikur mbaje zi dhe dënoheshe me gjobë nga 50 deri në 100 euro, që për ne ishin shumë. Kushtet ne teresi ishin për futboll amator. Per shembull. vaktet kryesisht i merrnim para ndeshjeve. Ndersa pas ndeshjeve duhej të gjenim vetë mënyrën për tu ushqyer. Trajnerët nga ana tjetër perdornin gjithnjë një metodë, metodën e kërkuesit dhe kritikut pa thënë asnjëherë vlerësimin perkates për lojtaret. Në futboll dhe në çdo sport komunikimi është shumë i rëndësishëm jo vetëm për rritjen profesionale por edhe për gjendjen psikologjikë të sportistit. Sot po jetoj nje realitet tjeter, nga i cili me ka bere te reflektoj mbi karrieren time.Per here të parë po stërvitem me nje klub jashtë vendit. Pikerisht në Turqi me Amedspor. Që ditën e pare këtu më habiti kontrata e cila ishte e detajuar më çdo element profesional, ku ishin të parashikuara çdo gjë. Menjëherë sa zbrita në stërvitje kuptova që ëndrrat bëhen realitet dhe në futboll. Kushtet stërvitore dhe ato që të servir klubi më bëjnë që të mendoj vetëm për futbollin dhe asgjë tjetër.
Në superligën turke konkurenca është e madhe, por presioni nuk ekziston nga drejtuesit e klubit, ku gjithnjë gjejmë mbështetjen psikologjike dhe komunikim e vazhdueshëm. Ndonjëherë mendoj sikur të kisha luajtur kohë më pare jashtë vendit.
Gjithsesi, kjo është jeta në ndjekje të pasionit.
Falë futbolit jam drejtuar në një rrugë më të mirë dhe sporti është zhvillimi më i mirë për fëmijët sa i takon shendetit dhe karakterit. Fëmijet duhet të lihen të zgjedhin atë që duan. Të ndjekin pasionin e tyre në cdo hap të jetës, ashtu si bene prinderit e mi..Faleminderit !
Nga
Florentina KOLGECI
(futbolliste)
Ekskluzive vetëm nga www.talentisportiv.com
Kujdes!
Kopjimi dhe publikimi i detajeve të artikullit
si informacion, është rreptësisht i ndaluar!
 











 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
