Almi KLINAKU

 

 

 

 

Publikuar më 28.11.2020

E vetmja gjë me të cilën mund të flas janë ëndrrat. 

Si 17-vjeçar admiroj që nesër të jem një lojtar i njohur në botën e bukur të futbollit.
Babai im ka qenë futbollist, genin  e të cilit dua ta transmetoj në fushën e blertë si profesionist i sukseshsëm në të ardhmen e afërt. 

Këmba ime e majtë është arma ime më e fortë. Por edhe e djathta nuk më lë pas me pasimet. 

Për herë të parë kur kam parë Kristiano Ronaldon, mendova që unë do isha i tillë kur të rritesha. 
Por me kalimin e viteve dhe njohja e cilësive që disponoj, më kanë ndryshuar edhe pritshmëritë e mia.

Tani që jam në moshën 17 vjeçare më pëlqen shumë edhe teknika e Mesit dhe mbi të gjitha shpirti dhe grinta e lojtarit simbol kuqezi, Lorik Cana.

Nëse do të arrij të përvetësoj tre elementët nga tre lojtarët e mi udhëheqës, atëherë mund të them se do jem futbollisti që nuk do njoh pengesa. 

Gjithsesi edhe kjo që sapo thash në vazhdën e ëndrrës është, sepse pa punë dhe përkushtim në stërvitje do të jetë shumë e vështirë, ndoshta edhe e pamundur për të arritur qëllimet.

Si një mesfushor me tipare sulmuese më pëlqen teknika, cilësi të cilën ma vlerësojnë shumë trajnerët e mi. 

Futbollin e kam nisur tek akademia e KEK-ut në moshën 13-vjeçare. Me të rinjtë kam treguar se qëllimet i kam të qarta.
Tashmë jam grumbulluar edhe me ekipin e parë. 

Lodhjen, mundin, përkushtimin e prindërve dua tia kthej duke arritur suksesin. Vetëm kështu mund ti lumturoj ata.  
Në moshën 15-vjeçare isha pjesë e kombëtareve të Shqipërisë dhe Kosovës. Tashmë jam gati për hapin e madh, duke shpresuar që edhe fati të jetë në rrugën time.
Fjalët për një 17 vjeçar janë boshe nëse në fushë nuk tregon asgjë. Kronika e mëposhtme nga Talenti Sportiv flet siç duhet të flasë një 17-vjeçar, në fushë.

Fusha është treguesi se sa shumë e dua futbollin dhe çfarë kapaciteti kam për të ardhmen. 

Ftesën nga Shqipëria ose Kosova do ta pranoja me kënaqësi, por shërbimet e mia do shkojnë tek kombëtarja që do besojë tek unë. Gjithsesi, fanella e kombëtares është ëndrra e çdo futbollisti.

Nga

Almi Klinaku

(futbollist)

Ekskluzive vetëm nga www.talentisportiv.com 

Kujdes!

Kopjimi dhe publikimi i detajeve të artikullit  

si informacion, është rreptësisht i ndaluar!