Bebart SELMANI

 

 



Publikuar më 24.06.2021

Jam shumë i vogël për të folur me siguri, por ëndrrat nuk i pengoj dot të flasin. Këtë gjë do të bëj tani, kuptohet me ndihmën e "TalentiSportiv".

 
Jam 11 vjeç dhe vëmendja rreth meje është e madhe. Shpresoj që kjo vëmendje të ndikojë pozitivisht dhe të shpërblehet në të ardhmen me suksesin në fushën e lojës.

 
Sot që po flasim mund të isha pjesë e akademisë në një klub të njohur europian. Them kështu sepse pandemia u bë pengesë kur aplikova për vizë.
Gjithsesi mendoj që tashmë askush nuk do më pengojë më të bëj hapin e duhur për t'u rritur si fubollist.

 Kam lindur dhe jetoj në Ferizaj. Në moshën 4-vjeçare babi me dha topin e bardhë në duar dhe këtu nisi starti im me emrin futboll. 

Topin e dua gjithnjë për vete, kjo ka bërë që trajnerët e mi të më thonë shpesh që duhet të pasoj. Por nuk e di pse vazhdoj ta dua vetëm për vete atë top...

 
Me krahasojnë me Modriç apo me lojtarë të tjerë, por idhulli im nuk është asnjëri prej tyre. Idhulli im është Lorik Cana.

Me ka ngelur në mendje vizita ime në Dortmund, vizitë të cilën shpresoj ta përsëris dhe të bëhem pjesë e akademisë së ekipit gjerman.

 
Jam 11 vjeç dhe u shpalla kampion me 13 vjeçarët e 2 Korrikut në Kosovë. Por kënaqësinë më të ëmbël ma dha Vlora, ku u shpalla futbollisti më i mirë në turneun për festën e flamurit. Nga ajo ditë mbaj si kujtim të veçantë puthjen e flamurit kuqezi në ballkonin e pavarësisë.  

Kliko këtu për të parë talentin e Selmanit VIDEO

Kur të rritem mund të luaj kudo në Europë, por ëndrra ime  me e madhe  e ka emrin kombëtare, bluzën e së cilës ëndërroj shumë që ta vesh në kohën e duhur. 

Gjithsesi, tani premisat janë shumë të mira, por babi më këshillon gjithnjë që duhet të rritem dhe të përqendrohem vetëm tek stërvitja, sepse vetëm përmirësimi i vazhdueshëm sjell suksesin në futboll.

Kjo është këshilla dhe objektivi më i rëndësishëm për një futbollist, sidomos për një 11 vjeçar. 
Nuk po humb më kohë me fjalë, tani po rikthehem në stërvitje, shihemi pas disa vitesh...
 
  Faleminderit..  
 
 
Nga
Bebart Selmani
(futbollist)

Ekskluzive vetëm nga www.talentisportiv.com 

Kujdes!

Kopjimi dhe publikimi i detajeve të artikullit  

si informacion, është rreptësisht i ndaluar!