Publikuar më 20.02.2025
Në moshën 17 vjeç dëgjoja shpesh që nëse ushqehesh mirë, rritesh fizikisht dhe
je me i fuqishëm në lojë.
Vendosa ta provoj…
Para ndeshjes me Partizanin me të rinjtë nuk u kurseva fare duke u
ushqyer pa limit me bukë dhe qumësht. U fryva aq shumë, sa vetëm i fortë nuk
u ndjeva. Ashtu duke plas nga buka me qumesht u futa ne lojë. Mezi durova sa mbaroi
ndeshja dhe gjeta me vrap një cep për tu çliruar nga gjitha ajo ngarkesë ushqimi.
17 vjeç dhe sytë i kisha tek ekipi i parë i Burrelit. Vetem atje do mesoja me
vone regjimin ushqimor.
Nëna dhe Babai na kanë rritur me vështirësi të mëdha ekonomike. Tetë fëmijë, të gjithë djem. Dhe normal për të na ushqyer ishte sakrificë e jashtëzakonshme në kohën tonë. Një nga të vetmet argëtime për ne ishte sporti dhe konkretisht futbolli.
Në klasat sportive në fillore profesor Quku nga portier me aktizoi ne mesfushe si organizator. Me te dyja kembet isha shumë mire dhe aty ne ate pozicion gjeta veten. Aq më tepër që në këtë rol luante dhe idhulli im, Platini. Që i vogël nuk kishte ditë që të mos i bënim këmbët gjak nga terreni i papërshtatshëm ku luanim me top.
Nuk e di, por shumë kujtime të tilla më turbulluan përpara ndeshjes së parë si titullar me Burrelin. Kundështari im i parë në futbollin profesionist, Himara. Ishte detyrim në atë kohë që në lojë të futej patjeter nje 18 vjevar. Ketu nisi karriera ime. Nga ndeshja në ndeshje konsolidohesha në rolin e organizatorit dhe pothuar gjatë gjithë karrierës me Burrelin kam luajtur vetëm titullar. Nje rast i jashtëzakonshëm. Gradualisht në pah nisi të më dalë dhe cilesia ime kryesore, instikti për të shënuar nga jashtë zone.
Isha trup mesatar dhe me koke kam shenuar vetem kater gola. Njera prej tyre ishte e vecante ndaj Teutës. Mbrojtesi I Teutes Abazaj më mbante nga bluzja fort. Kishin ngel dhe tre minuta loje dhe do goditej një korne per ekipin tonë. “Kujdes se na grise bluzen”, I thash Abazajt. Nuk ke per te leviz nga ketu me tha. Pas krosit nga kendi, i vendosa dorën në krahun e tij të dores qe mbante bluzen dhe kërcej duke e dërgur topin në rrjetë. “Mos, edhe këtë ma bone”, tha.Por specialiteti im ishin golat nga vija e 16 metrave. Shënoja me lehtësi,
madje edhe kur nuk duheshin. Po po dhe kur më kërkohej me ngulm që të mos
shënoja.
Në Burrel do vinte Beselidhja e cila donte një pikë për të shpëtuar. Ne i kishim mbyllur llogaritë, nuk kishim objektiv. Por ata na kishin bërë dëm në një situatë të tillë ne një sezon. Nuk isha dakord të bëja tolerime se mendoja që nuk e meritonin. Nga të gjitha anët na kërkonin ta linim si ndeshje.
Filloi sfida. Si zakonisht godas nga 16 metra pa shumë pretendime, por
çuditërisht topi iu bind këmbës. Përfundoi në rrjetë. Çfarë bën? Dëgjoj një zë
nga pankina. Nuk kaluan shumë dhe pranë zonës godas një top tjetër. Sfera kalon
midis bëmbëve të mbrojtësve dhe përfundoin sërish në rrjetë. Dy gola në një
ndeshje që nuk duhej të shënoja!
Pavarasisht golave, ndeshja përfundoi në barazim dhe ne fund Besëlidhja mori atë që deshi. Por nuk mbaroi kaq lehtë, sepse sekretari i përgjtihshëm kërkoi mbledhje urgjente të nesërmen. Si për çudi ai mu drejtua mua dhe më tha: Pse tolerove në ndeshje? U hodh shefi i klubit: Farruku shënoi dy gola! Dy? Katër të kishte shënuar, tha. Do të dërgoj në Bater të Martaneshit për denim! Ishte shefi i klubit që me këmbënguljen e tij më shpëtoi.
Ka qene nje jete sportive shume e veçante. Mund te thone se linin ndeshje,
por ne fakt ne fund lojtaret e ekipeve merrnin një pale tuta, nje top dhe nje dreke, kaq. Kjo ishte ajo qe merrnim ne ate kohe nga kundershtaret. Ekipet e
vogla deri ketu arrinin me tolerimet. Pra gjithçka nga ana shoqerore dhe respekt
pa muhabete lekesh, te pakten sa kam luajtur une.
Gjithsesi instiktit tim nuk i bindesha dot dhe as nuk e sundoja dot. Keshtu ndodhi edhe në ndeshjen në Delvinë. Roja e Hotelit më mori pasaportën dhe me tha: “Me ty kam pune. Do rrish këtu dhe do kesh ne dispozicion mengjesin, dreken dhe darke. Te gjitha nga hoteli. Por do fitoje Delvina”, me tha. Nuk kemi pune me Delvinën i thash, por vetem mos te demtohemi se fusha ishte gjithë gurishte. Nuk kishim pretendime se e kishim mbyllur objektivat sezonalë.
“Nuk dua te futem në loje i thash shefit të klubit”, se i druhesha demtimit. Po futu tha se nje ndeshje e lehte eshte. Vetëm dy policë ishin në stadiumin plot dhe presioni ishte i lartë. Me vjen nje krosim nga Bici. Godas me te djathten dhe topi perfundon në rrjetë. Çfarë ben? Degjova zërin e zakonshëm në të tilla situata. Presioni u rrit aq shume ne ate moment sa u krijua nje atmosfere e keqe. Ne pjesen te dyte Delvina shenoi dy gola dhe ata moren ate qe deshen.Por kishte dhe raste te çuditshme si në një ndeshje në Përmet. Nga nje kros, portieri kundershtar përplaset kokë më kokë me një lojtar tjetër. Porta ishte bosh, por topi që më erdhi në këmbë, pas goditjes sime doli jashtë. Ishte totalisht e pavetedijshme, sepse nuk kisha kohë për të menduar nga perplasja që ndodhi midis portierit dhe lojtarit tjetër. Si rrjedhoje kjo u mor si loje e ndershme nga publiku. Në pjesën e dytë shenova duke fituar ndeshjen. Në fund, krah lumit, të gjithë sportashesit na pritën për të na takuar dhe falenderuar për gjestin, pra lojen e ndershme. Ndërkohë që unë këmbëngula që nuk ishte e vetëdijshme fakti qe nuk kisha shenuar ne pjesen e pare. Ate natë na mbajtën deri në 1 të natës ku u krijua një atmosferë që ende e mbaj mend.
Por ka edhe ndodhi të çuditshme. Si në Durrës ku ndaj Teutës ndeshja u
ndërpre në minutën e 72 për shkak të reshjeve. Si rregull minutat e mbetura do
luheshin të nesemen. Na thanë të largoheshim në Burrel se do ti luanim ne nje
moment tjeter minutat e mbetura. Nuk u kujtua njëri dhe 18 minutat nuk u
zhvilluan fare. Kështu ramë nga kategoria. Ndeshja ishte barazim dhe në 18
minuta mund të shënonim për të shpëtuar, por këtë na e mohuan me pa të drejtë.
Lejoheshin edhe huazimet. Në Gjirokastër Hito Hitaj donte që të isha pjesë
e ekipit për ndeshjen me Selanikun. U stërvita, por në fund nuk më morën në
Greqi. Shkak ishte biografia e keqe, sepse kam vuajtur gjithnjë faktin që gjyshi
im ka qenë Bej në kohen e tij.
Këtë problem e trasheguam të gjithë si familje në vitet në vazhdim. Kjo
më pengoi edhe me kombetaren. Në dy raste jam grumbulluar për ndeshje kontrolli
midis ekipit A dhe B. Në ndeshjen e parë u futa ne pjesën e dytë me ekipin B.
Shenova dy gola dhe e mbyllëm në barazim dy me dy. Rragami, që nuk lodhej kurrë
në fushë, erdhi dhe më tha me shaka: Nuk do të marrin në kombëtare, madje të
kanë thirrur që të fusin në burg. Me shaka, por mes fjalëve kishte të verteta për
kohën. Keshtu nuk u realizua kurre endrra ime per te luajtur me kombetaren.
Edhe pse mesfushor organizator, kam shenuar 191 gola në karrierën sportive me shumë kujtime të bukura që më shoqërojnë deri më sot. I kam shënuar Mustës nga 35 metra në një ndeshje. “Si ka mundësi që shënon me këtë ritëm shpesh” më tha portieri i Partzianit dhe kombëtares. Në Durres i kam shënuar Edmond Gezdarit tre gola në një ndeshje. “Më turpërove” më tha: Priti golat, i thash se nuk kam çfarë të bej:)
Shtepia ime në Burrel ishte pak metra larg burgut më të frikshëm në Shqipëri. Në mëngjes shpesh bëja krosin rreth burgut. Kur kaloja pranë vreshtave shikoja ndryshime në tokë, ku grumbujt e dheut u bënë normale si pamje.
Aty varroseshin te burgosurit e vdekur apo te vrare. Atyre i linin vetëm
etiketë identifikimi. Me pas vinin shumë
njerez ku kerkonin të afërmit, një pjesë prej të cilëve u orientuan drejt këtyre
varrezave që mbanin enigma të mëdha.
Vëllezerit e mi Xhelal Farruku dhe Kastriot Farruku ndoqen rrugen time. Edhe ata u bënë futbollistë. Xhelali shquhej për pasimin e gjatë dhe të shkurtër. Luajti me Burrelin, Partizanin, Erzenin dhe Beselidhjen. Ndersa Kastrioti nuk pati karrierë, sepse i mugoi vullneti për ta vijuar dhe nuk i shmagu pengesat që i erdhen nga mungesa e regjimit. Madje më vonë kur u bëra trajner i Burrelit, isha unë që e largova nga ekipi Katstriotin per të dhënë kështu modelin që në ekip luan ai që e meriton.
Në një ndeshje kemi luajtur të tre bashke me
Burrelin, pikërisht në një sfidë Play Off ndaj Tepelenës. Në 18 minuta u futëm
të tre dhe e mbaj mend që të nesërmen gazetari Dëfrim Methasani na ftoi në
emisonin e mëgjesit si një rast i rrallë në futboll që tre vëllezër luajtën njëkohësisht në një ekip.
Nuk bëhesh kurrë një lojtar i mirë vetëm më stërvitjen nga trajneri. Por mbi të gjitha duhet regjim, stervitje individuale dhe të jesh njeri. Këtë
kam patur peng që nuk e arrita ta shikoj tek Alvaro, djali im i dytë, i cili aktualisht
luan me Valbonën. Doja shumë ta shihja në nivele të larta, por ashtu sikurse e
theksova më lart lojtar i sukseshsëm nuk bëhësh vetëm me stërvitjen në klub. Nje
lojtar duhet të ushqehet shëndetshëm dhe të stërvitet indidualisht per
elementet që i mungojnë per të arritur nivele të larta.
Pas karrieres si futbollist në 94 u ktheva në Burrel trajner me ekipin e parë. Saimir Patushi, Xhelal Farruku, Lad Gjoni, Kastriot Rama ishin disa elemente premtues qe i dhane siguri dhe sukses ekipit. Kemi dalë katër herë në kategorinë e parë dhe kemi rënë sërish. Pse kush do binte :) ?
Nga jeta familjare kam tre fëmijë. Nga martesa e pare kam nje djale, i
cili sot eshte 45 vjeç dhe jeton në Itali. Nga martesa e dytë kam një vajzë që ka
ndërtuar familjen e saj dhe jeton në Greqi dhe djalin e dytë 28 vjeç, futbollist.
Sporti nuk më dha vetëm adrenalinë dhe gjithçka të mirë, por dhe vlerësime.
Mjeshter Sporti, Qytetar Nderi, emri i fushes sportive ne Burrel mban emrin tim dhe nje cmim
nga Federata ne vitin 92 jane disa nga keto vleresime.
Gjithsesi vleresimin më
të madh e mora dhe vazhdoj ta marr nga publiku me të cilin arrita të realizoj ëndrrën
e fëmijërisë.
Pa futboll nuk do kisha jete.
Sporti më ka dhënë shumë ndjenja të forta dhe për të gjithë njerëzit kam
dhenë gjithçka në jetën time dhe nuk jam pishman për asgjë.
Faleminderit futboll!
Nga
Dali Farruku
(ish-futbollist)
Ekskluzive vetëm nga www.talentisportiv.com
Kujdes!
Kopjimi dhe publikimi i detajeve të artikullit
si informacion, është rreptësisht i ndaluar!