Klajda GUCI

 
 

 


Publikuar më: 13.09.2021

Për një adoleshente sporti është një model fantastik disiplinimi. I tillë është volejbolli tek unë, i cili është  kthyer si pika ku referohet jeta ime. 

Ky sport është disiplina e duhur për adoleshentët, sepse kohën e lirë ja kushton totalisht atij dhe jo kafeneve apo gjërave negative, të cilat sot karakterizojnë një pjesë të adoleshentëve.

 Volejbolli më edukoi mendërisht për të marrë në dorë zgjedhjet që duhej të bëja.
Në moshën 18-vjeçare isha e pavarur dhe mora përsipër të panjohurën. 

U largova nga vendlindja, larg  familjes për të pasur një të ardhme më të mirë, më të sigurt dhe më të shëndetshme. 

Në  fillim si çdo fëmijë, volejbolli ishte një sport argëtimi tek unë derisa motra ime këmbënguli shumë që unë ta ndiqja edhe në nivele të tjera.
Ajo këmbënguli sepse donte që ëndrra e saj e parealizuar të bëhej realitet tek unë. Rruga e vërtet nisi në palestrën e Flamurtarit, aty ku godita për herë të parë me forcën e duhur një top përtej rrjetës.Shpëtim Abedini ishte trajneri i parë që më priti dhe më tregoi rrugën për tu bërë një volejbolliste  që të drejtohesha nga egoja profesionale.  Në fillim me të rejat u rrita deri sa erdhi momenti i ekipit të parë. Si pasojë e përkushtimit, ndaj Vllaznisë ishte ndeshja e parë si lojtare profesioniste me Flamurtarin. Emocionet e asaj sfide i mbaj gjithnjë me vete. Isha më e vogla në grup. 

U mbolava e gjitha nga djersët, sepse emocionet ishin të forta. Në çdo momenti i thoja vetes: "Do t'ia dalësh". 

Më pas çdo sfidë ishte e veçantë nga njëra-tjetra.
Në karierën time do të veçoj trofeun e kupës me Apoloninë duke u ngjitur në Kategorinë A1. Albert Kozmai ishte trajneri që ndërtoi një ekip fantastik dhe të gjithë së bashku arritëm një sukses të veçantë.

Por ëndrra ime ishte që të bëhesha pjesë e kombëtares shqiptare, ashtu sikurse çdo sportiste. Dhe ky moment erdhi. Kjo ishte arritja më e madhe në jetën sportive. Sigurisht kjo falë shumë komponentëve.
Me këtë arritje bëra krenare familjen, prindërit, që më mbështetën për shumë vite për të qenë pjesë e Flamurtarit në një moshë shumë të re. Shpëtim Abedini, Teodor Idriza ishin trajnerët që më mbështetën gjithashtu  për të qenë pjesë e skuadrës së parë vlonjate në një moshë shumë të re dhe Agron Sako që më përgatiti të bëhesha pjesë e kombëtares me punën e tij të palodhur. Dëshiroja të isha gjithnjë pjesë e kombëtares shqiptare dhe ia arrita.
Pas arritjeve individuale, një i afërm grumbulloi vidot e paraqitjeve dhe më prezantoi tek një ekip gjerman. Ata më afruan për një provë. Pas kalimit me sukses të provës u bëra pjesë e ekipit Nawaro Straubing. Në fillim ishte e vështirë sepse sistemi i volejbollit gjerman është ndryshe nga ai që u rrita. Por vështirësitë e fillimit kaluan shumë shpejt dhe tashmë e ndjej veten pjesë të rëndësishme të skuadrës.
Ndihem me fat që jam volejbolliste, sepse ky sport më dha më shumë se argëtim.
Më dha shëndet, liri dhe pavarësi...

Nga
Klajda Guci
(volejbolliste)


Ekskluzive vetëm nga www.talentisportiv.com 

Kujdes!

Kopjimi dhe publikimi i detajeve të artikullit  

si informacion, është rreptësisht i ndaluar !