Marcio SAMPAIO

 




Publikuar më 03.06.2023

Kur je i vogël, ëndërrojmë shumë dhe pjesa më e madhe e ëndrrave lidhen me sportin. Vitet kaluan dhe nisa kursin e Edukimit Fizik , pasuar nga mësimdhënia. Nuk ndihesha i plotësuar, nuk ndihesha ai se çfarë doja të bëja. Kjo situatë vazhdoi deri kur José Mourinho shpërtheu si trajner në Portugali. Kur shikon një femonen të tillë, inspirimi të pushton, aq më tepër kur Mourinjo ishte nga e njëjta zonë me mua. Kështu nisa të ëndërroj sërish sepse mund të isha pjesë e futbollit.

Një mik më kërkoi ta ndihmoja si trajner fizik në klubin Boliqueime. Ky ishte momenti kur kuptova se këtë profesion e doja.

Rreth 20 vite me parë lexoja gazetat sportive dhe motivohesha. Në një moment i i thashë bashkëmoshatarëve të mi se një ditë do të isha në ekipe të mëdha dhe do të fitoja. Nuk ishte arrogancë, por vetëm ëndrra që mund të realizoja.

Si çdo i ri magjepsesha nga futbolli. Kjo lojë është jashtëzakonisht emocionues dhe i aftë të ngatërrojë ndjenjat tona të mirë dhe të keqija. Fakti i aftësisë për të arritur atë që arritën të tjerët, suksesi, pjesa financiare, njohja, lavdia, ishin të gjitha emocione që më shtynin përpara.

Por këto erdhën gradualisht, pasi punova me shumë trajnerë të njohur.


Jorge Jesus është ndoshta trajneri më i njohur me të cilin kam qenë në mbarë botën si përgatitës fizik. Komunikimi ndërmjet trajnerëve dhe ekipit duhet të jetë gjithmonë i qartë dhe në favor të ideve që duhet të aplikohen.

Tek  Sporting Clube de Portugal, në fund të sezonit kur dhe cikli im kishte përfunduar më erdhi një ftesë me anë të një biznesmeni shqiptar, i cili më kërkoi tek Partizani. U desh kohë të vendosja sepse sinqerisht nuk e kisha të qartë se si ishte Shqipëria dhe qyteti i Tiranës.

Në atë kohë nuk kishte asnjë informacion për klubet në vend. Nuk kishte rrjete sociale me një aktivitet kaq të fortë sa tani. Megjithatë, pasi komunikova me menaxherin dhe duke u bazuar më pas tek disa njohuri që mora, pranova ofertën.

Një element tjetër që më bindi ishte Dalipi i cili fliste portugalisht, kontakt që kam sot e kësaj dite. Shkova me pritshmërinë për të gjetur një klub me kushte pune, të organizuar dhe me shpresën se gjërat do të ishin ndryshe, sepse në realitet kam punuar gjithmonë në top klube evropiane, me struktura të forta.

E vërteta është se kur mbërrita, 9 vite më parë, drejtori në atë kohë Eduard Prodani më ndihmoi për të njohur klubin. Takova presidentin Gaz Demi, i cili mbetet një person i veçantë, të cilin do ta falënderoj deri në fund të jetës sime për mundësinë dhe besimin që më dha nga fillimi deri në fund.

Presidenti më tregoi projektin që kishte për klubin dhe pak nga pak gjërat rodhën. Natyrisht që pritshmëria ishte e ndryshme nga realiteti, por për mua u kthye në një përvojë të madhe mësimore në çdo drejtim.

Pasi pa disa elementë që i pëlqyen sa i takon disiplinës, Demi më kërkoi të isha trajneri i parë i Partizanit. Ky kalim krijoi shumë probleme në atë kohë, mbi të gjitha, sepse nga trajner fizik kalova si trajner i parë. Por këtë vendim e mori presidenti, i cili kishte projekt të qartë për klubin.

Fillimisht më kërkuan të qëndroja me ekipin për 2 - 3 ndeshje, por në fushë nisëm të merrnim rezultate pozitive. E vërteta është se në disa takime presidentit i thashë se nuk ishte ajo që doja të bëja, por ai këmbënguli që të vazhdoja dhe më dha të gjithë mbështetjen e nevojshme, ashtu si Dalipi dhe trajneri i portierëve, legjenda e Partizanit, Perlat Musta.

Punova 24 orë në 24 për klubin, për rritjen e tij dhe në organizim. Në këtë proces, përveç presidentit, pata në krah një person të cilin edhe sot e shikoj si vëlla, Bickey. Ai ndau disa nga pikëpamjet e mia.

Kur mbërrita në klub, praktikisht nuk kishte material për t'u stërvitur, nuk kishte faqe aktive interneti, nuk kishte rrjete sociale dhe në shumë takime i kam prezantuar presidentit projekte për zhvillimin e klubit në këtë drejtim.

Ne përpiqemi të krijojmë më shumë profesionalizëm në shumë gjëra. Njerëzit nuk e kanë nocionin e punës që kam bërë, në ditët e stazhit, me vëzhgime dhe studime ndaj kundërshtarit.

Nuk kishte një zyrë ku të analizonim futbollin, por nëpërmjet shokut tim Florianit, arrita të sikuroj ndeshje dhe u kujdesa që t'ua prezantoja lojtarëve.

Set Ball, pjesë ofensive, pjesë mbrojtëse, gjithsesi, praktikisht bëra gjithçka vetë në atë kohë. Nga ana tjetër, gjithmonë jam përpjekur të respektoj tifozët që udhëtonin kudo me ekipin dhe në stadium.

Një nga gjërat që bëri shumë zhurmë atëherë ishte rregullorja e brendshme që vendosa për skuadrën. E kam ende gazetën, ku kësaj disipline i vunë nofkën Diktatura!!

Në të gjitha klubet e botës, ka një rregullore të brendshme për lojtarët. Dhe në gazetë ka rregulla, në shkollë kemi rregulla, në kopësht, në punë kemi rregulla, pse mos të kenë rregulla lojtarët që marrin rroga?

Duke bërë këtë po mbroja edhe tifozët, sepse nëse ata shkonin kudo për të mbështetur ekipin, ishte legjitime që lojtarët e tyre të vepronin profesionalisht me klubin, dhe tifozët.


Klubet paguajnë pagat e trajnerëve për të arritur objektivat dhe në kohën time objektiv ishte Evropa.

Nuk mjaftoi fakti që kishim 10 ndeshje pa humbur në kampionat, sepse e humbëm ndeshjen kryesore, një ndeshje qesharake ndaj Skënderbeut ku nuk e gjetëm golin.

Mbështetësit u indinjuan dhe zërat kundër u shtuan. Në këto kushte thjesht duhej të largohesha edhe pse presidenti këmbënguli që të qëndroja. Kjo ishte hera e pare dhe e vetme që stërvita një ekip si trajner i parë.

Unë nuk dëmtoj askënd me praninë time, sepse i tillë jam. Askush nuk largohet dhe askujt nuk i është kujtuar kur kam filluar me ekipin, ku ishim dhe ku shkuam.

Në futboll ajo që ka rëndësi është momenti, këtu, në Shqipëri apo në Kinë. Është futboll.

Për fat të mirë, karriera ime më ka ofruar etapa të ndryshme në jetë. Kam stërvitur në 3 kontinente dhe i kam fituar me sukses të gjitha si trajner fizik.

Në Amerikën Latine fituam 5 tituj me vetëm 4 humbje. Përvoja ishte e pabesueshme dhe padyshim që ne marrim jo vetëm suksesin, por edhe përvojat në jetën tonë.

Të punosh në Amerikën e Jugut është një përvojë, sepse në Brazil zhvendosjet janë konstante për disa orë dhe ndeshjet luhen çdo 2 ose 3 ditë. Por ishte një përvojë e madhe dhe e suksesshme.

Pata mundësinë të punoj me lojtarë të klasit botëror që kanë fituar gjithçka në Evropë në të kaluarën e afërt dhe yje të kombëtares braziliane. Por gjithmonë duke punuar me rregulla, baza kryesore që e bën një klub serioz.

Benfica ishte destinacioni i rezervuar prej shumë vitesh sepse në disa raste donin të ktheheshim tek Benfica si staf, por nuk ishte siguruar asnjëherë për arsye të ndryshme.

Benfica është një klub botëror. Një nga klubet më të mira në Evropë, me mbështetës në të gjithë botën, me madhështi të pamasë dhe një nga akademitë më të mira në botë, nuk them për lojtarët që formon, por për infrastrukturën.

Ne kemi ëndrra në jetë, të cilat i ndjekim. Plotësimi i tyre vjen në momentin kur ndihemi mirë me punën që bëjmë.

Ndihem komod me pasionin tim, futbollin. Kam fituar më shumë se 10 tituj në vitet e fundit dhe përvojat që kam pasur më kanë lejuar të bashkëpunoj dhe të përshtas gjithçka në funksion të pasionit. Të jesh pranë futbollit është ëndërr e realizuar...

Faleminderit!


Nga 

Marcio SAMPAIO

(Trajner fizik)

Ekskluzive vetëm nga www.talentisportiv.com 

Kujdes!

Kopjimi dhe publikimi i detajeve të artikullit  

si informacion, është rreptësisht i ndaluar!)