Pero PEJIÇ

 

 


Publikuar më 23.10.2021

Kur kthehem pas në historinë time, në mendje më vjen shpesh fëmijëria dhe gëzimi që na jepte futbolli. Me moshatarët e bëmë të veçantë këtë lojë, sepse vendosëm rregulla.

 Ekipi që humbiste do pësonte shkelma në parapanisë nga ekipi fitues. Ishte stimul i veçsntë, sepse krijimi i rregullave e bëri intersant dhe shumë argëtues lojën për ne. 

Babi më mbështeti hap pas hapi kur isha i vogël. Ai më dha dhe topin e parë me ngjyrë blu kur isha vetëm 4 vjeç.
Gjatësia ishte fuqia dhe arma favorite për të ardhmen në këtë sport. Të jesh 1.94 metër i gjatë në futboll mendoj që është një privilegj. 

Kur isha 7 vjeç u regjistrova në akademi. Stërvitja e parë ishte si portier. Përgatitjet si gardian i portës zgjatën vetëm 10 ditë.
Babi më drejtohet dhe më thotë: "Çfarë po bën?  Nuk ngeli moshatar pa më shënuar gol". Nga ai moment ndryshoi edhe roli im në fushë.

 Josko Rafaneli dhe Zdravko Jurcic u bënë trajnerët e parë që shtuan karrierën time në mënyrën e duhur. Sigurisht familja kishte rol kryesor në futboll.
Sfida e parë si profsionist erdhi me Slaven Belupo. Atë ditë e kam të freskët në memorjen time, një ndjenjë që do mbetet gjithnjë e veçantë tek unë sepse ëndrra e një fëmije u bë realitet.

Një ditë më thanë se kisha një mundësi për luajtur në Shqipëri.  Mendova ta provoj këtë eksperiencë. E shikoja si kalimtare. Mendova se do qendroja vetëm një sezon.
Por, jo, sepse më vonë Shqipëria u bë shtëpia ime e dytë.
Pas sezonit me Dinamon shkova në Austri ku luajta 1 vit e gjysmë me Kapfenberg. Pësova një dëmtim dhe si pasojë prisha kontratën duke mos luajtur më në vijim në këtë kampionat.

Rikthimi në Shqipëri me Tiranën i dha një drejtim tjetër karrierës. Menjëherë fitova kupën duke shënuar 14 gola në sezon. Ishte një rifillim i mirë.

Për një futbollist ofertat janë mundësi që duhen shfrytëzuar. Si pasojë e kësaj, ofërta e ardhur nga Al Fysali ishte tërheqëse. Por jeta ishte e vështirë në këtë vend si pasojë e kulturës, realitetit të çuditshëm.
Atje aplikoheshin rregullat e Seriatit. Përvojë shumë e vështirë përsa i përket jetës së përditshme, por sa i takon futbollit gjithçka shkoi mirë.
Por gjithnjë ishte një vend që më prite. Shqipëria ishte kthyer si vendi i duhur për futbollin tim. U riktheva pak kohë me Flamurtrain deri sa kalova te Skënderbeu.
Në dy sezone, dy tituj të fituar dhe dy herë golashënuesi më i mirë. Në atë kohë skuadra jonë ishte më e mira, mundëm këdo. Sezona fantastke sa i takon karrierës profesionale.
Më pas Kukësi ndërtoi ekip për titullin kampion. U bëra pjesë me eksperiencën time. Sezoni ishte i shkëlqyer. Shënova 30 gola duke fituar këpucën e artë dhe ngritur trofeun kampion.
Kampionati i parë i fituar në histori për Kukësin.
Sot jam drejtor sportiv në klubin ku fitova shumë si futbollist. Jam në një rol tjetër tashmë, por dëshira është të bëj sa më mirë.

Familja ime ka qenë shumë e rëndësishme në karrirën si futbollist, por edhe tashmë si drejtues.

Ata kanë qenë mbështetja e madhe në çdo kohë. Tashmë do shohim me shpresë që njëri prej djemve të mi të jetë si unë në të ardhmen.


Futbolli është jeta ime! 

Faleminderit

Nga

Pero Pejiç

(ish-futbollist)

Ekskluzive vetëm nga www.talentisportiv.com 

Kujdes!

Kopjimi dhe publikimi i detajeve të artikullit  

si informacion, është rreptësisht i ndaluar!